Tahiri: I kërkojmë mazhorancës të reflektojë karshi kërkesave të policisë, zjarrfikësve e veteranëve

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit foli për buxhetin, duke thënë se mazhoranca duhet të reflektojë karshi disa kërkesave.

Ai tha se duhet reflektim ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve.

“Sa i përketë buxhetit, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti tash pra ku janë amandamentet në komision, që do të vie në lexim të dytë, të plotësohen këto kërkesa”, është shprehur ai.