Plagosje me armë në Prizren

Një person është raportuar se është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur nga një veturë në lëvizje.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim të vazhdueshëm ndërsa rasti është duke u hetuar.