Tahiri kritika qeverisë: Për 3 vjet nuk keni arrit me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore

Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mosdërgimin në Kuvend të ligjit për sigurime shëndetësore.

Siç tha ai, që 3 vjet nuk ka ardhë ky ligj.

“Pse që 3 vjet nuk vjen sigurimi shëndetësor dhe pse nuk është në diskutim? Për 3 vjet nuk keni arrit me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore”, tha ai.

Tahiri poashtu përmendi kategoritë sociale, me theks të veçantë, pensionistët, shkruan KlanKosova.
“Dje Shemsedin Dreshaj ka dorëzuar ankesën tek Avokati i Popullit. Qysh mundeni me iu dalë pensionistëve përpara. E dini mirë çka keni fol për ata, çfarë premtime iu keni dhënë, asgjë. Reflektoni edhe pse është vitit i fundit”, tha Tahiri.