Tahiri për mospublikimin e draftit të Asociacionit: Nëse qenka për t’u mbrojtur, pse po mbahet i fshehur?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka drejtuar akuza ndaj pushtetit për mospublikimin e draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Zyrtarë të lartë të VV po mbrojnë draft statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka parë dokumentin! Nëse qenka për tu mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur !?”, shkruan ajo në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor në Prishtinë, kanë propozuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit, i cili deri më tani nuk është bërë publik nga zyrtarët qeveritar.

Megjithatë, një draft e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët.