Tahiri: Përgjimet janë shumë serioze, dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, ka thënë se përgjimet të cilat janë publikuar sot për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe dhe shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, janë shumë serioze.

Ai ka thënë së në lidhje më këtë situatë dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetërore dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri.