Kusari-Lila për faturim jo të saktë të rrymës: Qytetarët të ankohen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në një konferencë për medie, ka folur lidhur me ankesat e disa qytetarëve për fryrjen e çmimeve në faktuarat e rrymës.

Prandaj ajo ka apeluar që qytetarët t’i drejtohen furnizuesit në këtë rast Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për ankesa.

Kusar-Lila duke folur për situatën energjetike në Kosovë ka theksuar se Qeveria ka ndërmarrë masa në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar përballjen me krizën.

“Qytetarët nëse nuk pranojnë një përgjigje të mirëfilltë për ankesat e tyre mund t’i drejtohen edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”.