Tahiri: Qeveria e turpit po tenton ta kalojë projektligjin që diskriminon kategorinë që e mundësoi lirinë e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i projektligjit për pagën minimale, jashtë së cilës kanë mbetur veteranët e UÇK-së, shkruan Express.

Pas dështimit të këtij projektligji, protestuesve jashtë ndërtesës së Kuvendit i janë bashkuar edhe deputetët e PDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të lejojnë të kalojë një ligj i tillë dhe kërkoi qetësi nga protestuesit.

“Sot kjo Qeveri e turpit po tenton ta kalojë projektligjin për pagat minimale që diskriminon kategorinë që e mundësoi lirinë e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Express.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku tha se ky projektligj nuk duhet të miratohet sepse ata duhet të jetojnë me dinjitet.

“Ky ligj nuk duhet të miratohet sepse veteranët e UÇK-së duhet të jetojnë me dinjitet… Ne kërkojmë që të rritet paga minimale për punëtorët por veteranët nuk duam të preken sepse edhe veterani ka familje”, ka thënë Klinaku.