Takimi i sotëm mes LDK-së dhe VV-së – Isa Mustafa tregon kushtin, në të kundërtën largohet nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është futur në objektin e Kuvendit të Kosovës ku pritet të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, nën prezencën e ambasadorëve të QUINT-it.

Mustafa para takimit ka për media ka thënë shkurt se në ky takim është ftuar nga Albin Kurti dhe nuk e di nëse ambasadorët e QUINT-it do të marrin pjesë në këtë takim

Ai ka thënë se nëse shtetet e QUINT-it janë prezentë do të mbahet takimi, në të kundërtën ka thënë se nuk do të zhvillohet takimi.

“Nuk e di sepse i ka ftuar në takim Kurti. Nëse vinë ne do ta mbajmë takimin, në të kundërtën nuk kemi arsyeje”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/