KFOR-i publikon pamjet nga stërvitjet e ushtarëve italianë në Ujman

KFOR-i ka publikuar pamje nga trajnimi që ka kryer Lagunari italian në veri të Kosovës.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor.”

KFOR’i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.

“KFOR’i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”