Talenti i Barcelonës kalon disa lojtarë në stilin e Messit dhe shënoi me thembër (Video)

Álex Collado ka shënuar një gol që do ta mbajë mend gjatë në karrierë, por edhe gol që bëri të shkruajë e gjithë bota për të, se një talent tjetër po lind në shtëpinë e Barcelonës.

Mesfushori 20-vjeçar shënoi në fitoren 2-0 të Barcelona B kundër Atletico Levante UD.

Ai kaloi disa lojtarë në stilin e Lionel Messit dhe më pas shënoi me thembër.