Talenti kosovar në Gjermani merr vëmendje me pesë gola në një ndeshje (video/foto)

Me 5 gola të shënuara kundër skuadrës Holstein Kiel në Bundesligën gjermane për juniorë, talenti nga Kosova, Fisnik Asllani, e ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura në Gjermani.

Gazeta gjermane Berliner Zeitung ka shkruar të martën gjatë ditës për gjigantin kosovar të sulmit të Union Berlinit, që pritet të ketë të ardhme tejet të ndritur, transmeton KTV.

Falë talentit që ka dhe aftësisë së jashtëzakonshme në shënimin e golave, Asllani, me prejardhje nga fshati Sharban, është duke u kërkuar më ngulm nga Bayern Munichu, Leipzigu, Schalke, Hertha Berlini e Wolfsburgu.

Këtë edicion, Asllani në tri ballafaqime, ka realizuar tetë gola, ndërsa ka edhe katër asistime.

Asllani 17-vjeçar është pjesë e Kosovës U17 në futboll, por nuk ka marrë ende thirrje nga Kosova U19.

Këtu mund t’i shihni golat: video