Tash edhe defintivisht – Çernobili bie në duart e rusëve (Video)

Një video nga termocentrali bërthamor u shfaq në rrjetet sociale, e cila vërtetoi përfundimisht se Çernobili tani është në duart e Rusisë.

Çernobili tani është nën kontrollin e njësive të Forcave Ajrore Ruse. Kujtojmë se këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoljak, ka konfirmuar se dje Çernobili ra në zotërim të rusëve, transmeton Demokracia.com.

Reaktori është i mbuluar me një mbulesë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt, pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë”, tha ai, raporton Reuters.

Ai shtoi se ishte kërcënimi më serioz për Evropën sot.

https://twitter.com/Belloteminat1/status/1497288015365951488?s=20&t=QNn-1hpVj1E-24Ga5sk1Hw