Taulant Balla-Sali Berishës: Mjaft dhe urdhëra për dhunë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj protestës së opozitës para kryeministrisë. Balla ka shkruar se Berisha është shoqëruar sot nga trafikantë droge, si dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë së dhëni urdhëra për dhunë.

“Sali Berisha paske përfunduar të të shoqërojnë persona të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikantë droge. Mjaft dhe urdhëra për dhunë! Nuk ndalet Drejtësia e Re, as nga ti, as nga Luli, as nga Mona e as nga punonjësit e Xhelal Mziut!” – shkruan Balla në instagram.