Tragjike: E zë traktori, vdes 41-vjeçari

Një 41-vjeçar shqiptar ka vdekur tragjikisht në Greqi.

Shqiptari vdiq pasditen e së mërkurës, ndërsa po punonte me traktor tokën e një shtetasi grek, në Nea Potidea, Halkidiki.

Sipas mediave greke, punonjësi rreth orës 19:00 po rregullonte me duar frezën e traktorit. Por në kushte ende të panjohura freza nisi të lëvizte dhe tërhoqi poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ishte pronari i tokës që njoftoi menjëherë ambulancën dhe policinë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitali por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.