Të drejtat e pronës – Banka Botërore nis projektin prej 14.6 milionë euro në Kosovë

0
340
Banka Botërore ka vënë në dispozicion 14.6 milionë euro për të drejtat e pronës në Kosovë. Projekti i Infrastrukturës së Pasurive të Paluajtshme të Kosovës (REGIP), ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe disponueshmërisë së administrimit të tokës, të të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore në Kosovë.
Sipas menaxherit të Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantonavelli, sigurimi i të drejtave të pronës është vendimtar për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Kosovë. Ndërsa shtoi më tej se ky projekt do të ndihmojë edhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi.
“Ky projekt do të ndihmojë në rritjen e aksesit në financa dhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi, duke ndikuar pozitivisht në tregjet e kreditit dhe në sektorin bankar komercial, i cili, nga ana tjetër, mund të rezultojë me më shumë investime dhe më shumë vende pune”, tha Mantanavelli.
Investimet nga REGIP do të fokusohen në përmirësimin e disponueshmërisë dhe saktësisë së informacionit kadastral, avancimin e TIK dhe infrastrukturës gjeohapësinore, si dhe në zbatimin e nismave për ndërtimin e kapaciteteve.