Selmanaj thotë se e di skenarin: Pas zgjedhjeve të reja VV dhe PDK do të bëhen bashkë në koalicion

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj flet për matematikat e mundshme pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Selmanaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se prej shumë vitesh ka një tendencë për ta larguar LDK-në nga skena politike.

“Tendenca është që në Kosova të bëhen dy blloqe: LVV dhe PDK, e të cilat janë të dala nga e njëjta ideologji, pra LPK”.

Ai thotë se edhe Ibrahim Rugovës eksponentë të caktuar që sot janë në LVV e PDK kanë dashur t’ia marrin kalanë nga brenda, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, pas tyre do të ketë koalicion LVV-PDK.

“Është faza tranzitore e afërsisë LVV-PDK. Kurdo që mbahen zgjedhjet do të ketë koalicion LVV-PDK”.

Selmanaj thotë se askush nuk ka të drejtë të kërkojë zgjedhje çdo dy muaj.