Të martën mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Të martën më 14 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirru nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.

“Të martën me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca”, është shprehur ai.

I pyetur në lidhje me masat dhe a kanë marr ndonjë rekomandim nga Instituti Shëndetësorë në lidhje me këtë seancë, Peci, ka thënë se për të folur rreth kësaj, të premten do të mblidhet kryesia e kuvendit.

“Sa i përket masave, kryesia do të mblidhet të premten që të diskutojë”, ka thënë Peci për Insajderin.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dje gjatë vizitës në komunën e Ferizajt, ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat.