Qeriqi: Aplikova për vizë sepse janë shuar shpresat për një jetë më të mirë

Përmes një postimi në Facebook, luftëtari dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se bëri termin për vizë drejt perëndimit, për t’u larguar vitin e ardhshëm nga Kosova.

Arsyeja për këtë largim nga Kosova, sipas Qeriqit është sepse përfundimisht janë shuar shpresat për një jetë më të mirë këtu.

Postimi i plotë i tij:

Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshem po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!