“Të pashë pa maskë në Thumanë”, Rama-qytetarit: Mos ma qaj hallin (video)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim me qytetarët në Facebook, duke iu përgjigjur interesit të tyre.

Një prej qytetarëve i është shprehur kryeministrit se e ka parë pa maskë në Thumanë, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se ka ruajtur distancën dhe se maskën do e vendosë kur të jetë e detyrueshme për të gjithë.

“Të pashë pa maskë në Thumanë. Unë nuk dola për pazar, isha në një vend pune me distancë dhe të gjitha në rregull. Mos ma qaj hallin mua se nuk bëj unë gjëra të gabuara. Kur të jetë e detyrueshme për të gjithë do e vendos edhe unë. Mjafton të ruash distancat dhe të kesh kujdes të mos takosh njerëz që nuk duhen. Të fokusohemi te gjërat tona”, deklaroi kryeministri./abcnews.al