Avdullah Hoti: Vetëvendosje do të zhduket shumë shpejtë si parti

Avdullah Hoti i LDK’së duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

“Ka pasë edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezon dhe është zhdukur. Ka pasë në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

“Do të zhduket] plotësisht sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat.Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”, tha Hoti në njërin nga debatet politike.