“Të paska marrë malli për NATO-n” – Edita Tahiri zbulon përplasjen me Vuçiqin në Bruksel

Ish zv.kryeministrja e Kosovës dhe ish-udhëheqësja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili një ditë më parë mohoi masakrën e Reçakut.

Sipas Tahirit, Vuçiqi rishfaqi mendësinë kriminale duke mohuar gjenocidin në Kosovë.

Ish- ministrja për Dialog, duke komentuar edhe çështjen e shkëmbimit të territoreve, ka rikujtuar vendimin e GJND-së, përmes të cilit Kosova njihet ligjërisht në kufijtë aktualë.

Ajo ka kujtuar edhe një moment me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, i cili sipas Tahirit ishte shfaqur kërcënues, përcjell periskopi.

“Të paska marrë malli për NATO-n ju jeni mësuar të shkelni të drejtë ndërkombëtare’, kujton Tahiri ti ketë thënë Vuçiqit.

Postimi i plotë i Edita Tahirit në Facebook:

Vucici i Serbise rishfaqi mendesine kriminale duke mohuar gjenocidin ne Kosove. Sot ai ve ne dileme kufijte e shtetit te Kosoves, ndersa e dine mire se Gjykata Nderkombetare per Drejtesi njohu ligjerisht kufijte dhe shtetin e Kosoves. Njehere gjate Dialogut ne Bruksel Vucici u shfaq si agresor dhe kercenues, i pata thene ‘ te paska ra malli per NATO-n, ju jeni mesuar ta shkelni te drejten nderkombetare’. Kete po ia them edhe sot…