Të premten protestohet për rritjen e pagave

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një shkrimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave, transmeton Fokusi.info.

“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private , ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, ka shkruar Azemi në Facebook.