A do t’i shkojë Kurti në takim presidentit Thaçi – tregon Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme për vendin.

Nagavci është pyetur se a do të shkojë Albin Kurti në takim me presidentin Thaçi, ajo ka thënë se tani për tani, të gjitha energjitë janë të fokusuar në menaxhimin e situatës me Pandemin COVID-19.

“Koha tani është që gjithë energjitë të fokusohen për të menaxhuar sa më mirë situatën me Pandeminë Covid-19 dhe posa ky virus të largohet e të ktehet normaliteti, në përputhje me Kushtetutën, të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ajo për Insajderin.