Të shtëna me armë në Divjakë, qëllohet pranë banesës së ish-punonjësit të policisë

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e sotme në fshatin Ferras të Divjakës.

Burime policore bënë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Mësohet se ai ka qëlluar në afërsi të banesës së një ish-polici, i quajtur Pëllumb Beqiri, raporton Fax. Ky i fundit ka qenë gardian në Burgun e Fierit.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e mëparshme të Beqirit.

Policia po punon për kapjen e autorit.