Të shtëna me armë në lagjen “Kodra e Trimave”, ka edhe të plagosur

U raportua më herët për të shtëna me armë në lagjen “Kodra e Trimave”, ku u dyshua se ka edhe të plagosur.

Burime të Indeksonline pohojnë se për shkak të një zenke të mëhershme, dy grupe të rinjsh janë përleshur mes vete dhe kanë pasuar të shtënat.

Si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur Trim Krasniqi.

Ndërkohë, Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje mbi rastin, por që të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje./Indeksonline/