Aksident i rëndë, vdes 46 vjeçari

Një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në zonën e Farkës.

Sipas policisë,automjeti me drejtues shettasin E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, raporton Balkanweb.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në komisariat, ku dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.”