Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjuhet një person

Para rreth një ore janë dëgjuar të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës.

“Jepi zë” mëson se target ishte një person, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar.

Rastin e gjuajtjes me armë e ka konfirmuar edhe Policia në Mitrovicë.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Evlia Qelebia” është raportuar për të shtëna, policia ka sekuestruar disa gëzhoja, nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse!”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Kujtojmë se në këtë rrugë kishin ndodhur edhe disa raste të ngjashme, e madje vitin e kaluar ishte vrarë një person.