Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

Pak më parë, në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit, kanë ndodhur të shtëna me armë ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia ka raportuar se rreth orës 15: 30 kanë marrë informata se në rrugën Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri dhe pasi policia ka dalur në vendin e ngjarjes e kanë gjetur një person të gjinisë mashkullore, të plagosur. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.