Të shtëna me armë në Prishtinë – vritet një grua

Sot rreth orës 20:20, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një grua është vrarë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti.