Të shtëna me armë, plagoset rëndë një shqiptar

Një numër të shtënash me armë kanë alarmuar këtë të premte në mbrëmje qytetin e Rubikut.

Si pasojë e të shtënave mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk është mësuar dinamika e ngjarjes dhe se kush e ka qëlluar 26 vjeçarin Frederik Leka.

Ky i fundit është marrë nga ambulance dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Mirditë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur”Rreth I Eperm” Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/ëve./Fokusi.info/