Të shtëna me armë te ‘Mahalla e Muhaxherëve’, deklarohet policia

Gjatë mbrëmjes se sotme ka pasur të shtëna me armë tek ‘Mahalla e Muhaxherëve’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se rasti ka ndodhur rreth ores 21:40 ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe nuk raportohet për të lenduar.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.” deklaroi ajo.