Programi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës me datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, transmeton Fokusi.info.

Programi:

5 MARS:

Ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së
Vendi: Shkollat në të gjithë Komunat e Republikës së Kosovës
Koha: Ora e parë mësimore

09:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën Patronatin e SH.S. Vjosa OSMANI, të pranishmëve u drejtohet SH.T. Albin KURTI)

Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës

Seanca Solemne e Kuvendeve Komunale
(Mbjellja e 59 fidanëve nga Zyrtarët e Komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga Komunat përkatëse)

Vendi: Kuvendet Komunale
Koha: sipas vendimit të Kuvendeve Komunale

12:00 Parakalimi i Ushtrisë
(Trupave të FSK-së u drejtohen me fjalim: SH.T. Hashim THAÇI, SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T. Albin KURTI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”

6 MARS:

09:00 Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari
(Vendosje kurorash nga 3 liderët në Kompleksin Adem JASHARI)

Vendi: Prekaz, Skënderaj

12:00 Homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së

Vendi: Të gjithë Komplekset në Republikën e Kosovës

17:00 Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
(Të pranishmëve u drejtohen me fjalim: SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T. Albin KURTI, historian Prof. Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta z. Hysni GUCATI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)

Vendi : Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

7 MARS:

12:00 Homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari
(SH.T. Albin KURTI dhe SH.S. Vjosa Osmani bëjnë homazhe tek shtëpia e familjes JASHARI)

Vendi: Prekaz, Skënderaj

18:00 Nata e Zjarreve
(Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndizen flakadanët dhe më pas vijon programi kulturor – artistik, i cili do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj)

Vendi: Prekaz – Skënderaj