Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia rrethon vendin

Para pak çastesh është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Luftiu’ në Prishtinë, apo saktësisht afër Gjimnazit ‘Sami Frashëri’.

Media ka siguruar video dhe fotografi duke raportuar se të shtëna me armë zjarri janë parë e dëgjuar tek Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë.

Në pamje shihen forca të shumta policore. Gjithashtu prezent është edhe ambulanca mjekësore.

Nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima nga ky rast.

Gazeta Metro ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informatave të para.