Vorë/ Përplasen tre makina, vdes 1 person

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Vorë.

Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, si pasojë e së cilës ka humbur jetën drejtuesi i një prej makinave.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës.

Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër.

Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë të tre drejtuesit e mjeteve. Ndërsa, një prej tyre ndërroi jetë.
Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili drejtonte një makinë me targa italiane.