Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 2 viktima 

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se është qëlluar me kallashnikov në drejtim të dy grave.

Dyshohet se këto të fundit kanë ndërruar jetë.

Autori rreth 50-vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet një komunikim zyrtar nga uniformat blu.

Po kështu, në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.