Të shtëna me armë zjarri tek Posta në Prishtinë

Në afërsi të Postës dhe Telekomit të Kosovës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë para pak castesh ka ndodhur një gjuajtje me armë në mes të dy veturave, shkruan Reporteri.net.

Nga fotografitë që i  ka siguruar Reporteri.net shihet numër i madh i policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Sipas dëshmitarëve gjuajtja ka ndodhur në mes të dy veturave.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.