Të shtëna me armë zjarri tek Qafa në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën UÇK.

Sipas burimeve të Indeksonline si pasojë e këtyre të shtënave ka edhe të plagosur.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se në këtë ngjarje janë shtënë katër plumba.

I plagosuri në këtë rast është R.G emër i njohur për redaksinë.