Dërgohet pa shenja jete një femër në QKMF, policia interviston familjarët e viktimës

Të hënën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog është dërguar një femër pa shenja jete.

Policia në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

“Istog 05.04.2020-22:50. Është raportuar se viktima femër kosovare në QKMF Istog ishte pranuar pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.