Televizioni turk e quan UÇK’në ‘terroriste’, reagon Ambasada e Kosovës

Avni Spahiu, ambasadori i Republikës se Kosovës në Ankara, ka reaguar fuqishëm në mediat sociale ndaj një programi televiziv ku UÇK është cilësuar si terroriste.

Ai në këtë letër vazhdon duke thënë se” Celalettin Sencer Imer, qëndron shumë larg të vërtetës se (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) ka qenë si një organizatë terroriste. Ai është duke bartur propagandën serbe kundër Kosovës dhe popullit të saj, është një fyerje si për viktimat e luës së Kosovës, ashtu edhe për popullin e Kosovës që luuan për lirinë dhe te drejtat e tyre”.

https://twitter.com/AvniSpahiu/status/1131833780954652673

”Imer vazhdon të shërbejë si zëdhënës i propagandës serbe”, thotë Spahiu.

Këtë letër ambasadori Spahiu e ka publikuar edhe në profiline tij në Twitter