Temperaturat për ditët e ardhshme në Kosovë

Fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore do të vazhdojnë të sjellin vapën afrikane mbi Mesdhe dhe rajonin tonë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, parashikon Prishtina Weather.

“Do të mbajë mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell, e temperaturat maksimale pritet të rriten edhe mbi 35C, sidomos nga dita e diel dhe ditëve të para të javës në vijim”, sipas shërbimit të meteorologjisë.

“Sipas tendencave të parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të priten depërtime të masave më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare me mundësi edhe për reshje lokale shiu”, parashikon PW.