Tenori Ramë Lahaj vjen në Prishtinë për koncert

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, do të vjen në Prishtinë për të performuar në sheshin “Skënderbeu” me 1 gusht 2019.

Lahaj e bëri njoftimin përmes një statusi në Facebook ku tha se me kënaqësi e jep këtë lajm për bashkatdhetarët.

Ai ka ftuar të gjithë fansat e muzikës serioze që ta shijojnë koncertin.

Nikoqire e këtij koncertit “Rame Lahaj & Friends” është komuna e Prishtinës.

Ja postimi i plotë i Lahajt:

Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoj se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends.

Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku.

I juaji,

Ramë Lahaj