Tensionet në Veri, presidentja e kryeministri në takim urgjent me ambasadorin Hovenier

Tensionet në veri kanë mbledhur bashkë në këto çaste Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Presidenja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti me dy zëvendësit e tij janë në një takim të jashtëzakonshëm me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Osmani.

Kryeministri Kurti i është drejtuar popullit më herët, pasi nisi vendosja e barrikadave në veri të vendit.

Ai tha se trazirat po i nxit presidenti serb, Aleksandër Vuciq dhe vartësi i tij, i cili drejton një të ashtuquajtur zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Para pak minutash ka reaguar edhe Presidentja Osmani. Ajo thotë se Policia e Kosovës po punon pa ndaluar që të garantohet respektimi i ligjit dhe liria e lëvizjes. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se veprimet janë duke u marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.