Komisioni Hetimor për librat, Reshitaj: Më mirë kjo punë të bëhet brenda Komisionit për Arsim

Deputetja Albena Reshitaj para deputetëve në kuvend ka dhënë një propozim në lidhje me Komisionin Hetimor për subvencionimin e librave shkollor.

Ajo ka kërkuar që kjo punë të bëhet brenda Komisionit për Arsimit, sepse siç tha ajo, në këtë mënyrë s’do të kishte nevojë as për pagesë shtesë, njofton Klankosova.tv.

“Të nderuar kolegë deputetë, unë iu propozoi që në vend që të formohet një Komision Hetues Parlamentar, i cili edhe kushton, duket kuvendi të ndajë shtesë mjete financiare për deputetët të cilët punojnë aty, më mirë do të kishte me qenë që kjo punë të bëhet brenda Komisionit për Arsim, sepse ne edhe aty jemi për këtë punë dhe paguhemi dhe s’do të ketë nevojë pagesë shtesë të bëhet në një komision të ri”, është shprehur ajo.

Lini një Përgjigje