Tentim vrasje në Prishtinë (foto)

Para pak çastesh në rrugën “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nuk raportohet për të plagosur nga kjo ngjarje.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se një i dyshuar me inicialet M.L është në arrati, dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Sipas tij sulmi është “tentim vrasje e rëndë” dhe se  ka ndodhur për motiv të hakmarrjes.

Ai shtoi se cak i sulmit ishte personi me inicialet N.C njofton Klan Kosova.

Sulmi është kryer nga një plumb i kallashnikovit.

Personi në fjalë është sulmuar përderisa ishte duke ecur me vajzat e tij.