Tentoi të djegë makinën pas arratisjes, vrasësi i vë aksidentalisht flakën vetes

Një vrasës me pagesë nga Sidnei është filmuar nga kamerat e sigurisë duke i vënë flakën makinës së tij pak momente pasi kishte qëlluar me armë drejt një 24-vjeçari në Karuah St, Greenacre në jugperëndim të Sidneit në orët e para të mëngjesit të së hënës. Por gjatë tentativës për të djegur makinën, ai i ka vënë zjarrin aksidentalisht vetes.

“Gjithçka që dëgjova ishte një shpërthim i madh dhe brenda pesë minutash policia kishte mbërritur në vendngjarje”- tha një dëshmitar okular. Autoritetet po hetojnë se çfarë ka mbetur pas zjarrit, për të gjetur prova që mund të çojnë në arrestimin e tij. Dyshohet se ai ka pësuar djegie në dorë.

Joq