Nisë takimi në LDK – Vjosa Osmani pjesë e takimit me Grenell (FOTO)

Në zyrat qendrore të LDK-së në Prishtinë ka filluar takimi i të dërguarit amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell me zyrtarë të kësaj partie, raporton Televizioni T7.

Përveç kreut të LDK-së, Isa Mustafës në takim janë të pranishëm edhe dy nënkryetarët e kësaj partie, Vjosa Osmani e Agim Veliu.

Gjithashtu edhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.

Paraprakisht Grenell ka mbajtur takim me të parin e LV-së, Albin Kurtin.