Tentoi të fotografonte rrufetë, regjistron momentin më të frikshëm të jetës (video)

Kur 38-vjeçari Daniel Modol doli jashtë për të filmuar një stuhi të largët, ai nuk e imagjinonte që stuhia të ishte kaq afër tij. Ai ishte i sigurt duke qëndruar në tarracën e tij në Gjerstad, Aust-Agder, Norvegji dhe duke shkrepur fotografi të rrufeve. Natyra, megjithatë, kishte planifikuar diçka më shumë.

Ndërkohë që ishte ende në kërkim të shkrepjes së fotografive, Danieli u bë dëshimtar i goditjes së rrufesë duke lënë një krater në oborrin e tij rreth 4.5-20 metra larg tij. Ai nuk ishte mjaft i shpejtë për të shkrepur rrufetë në qiell, por dokumentoi pasojat.

Modøl vendosi të kthehej brenda në shtëpi për pjesën e mbetur të stuhisë. Ai gjeti shtëpinë në kaos ku të gjithë prizat ishin djegur. Modol u shpreh se ishte fat i mirë që shpëtoi pa asnjë lëndim.