Tenton ta vret me armë nga vetura: Viktima tregon si u shpëtua dje në Ferizaj

Një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetër personi, dje në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Vetë viktima e këtij rasti është ankuar në polici, ku ka treguar se një person nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk e ka qëlluar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse, mirëpo nuk kanë gjetur asnjë dëshmi lidhur me rastin e quajtur “Tentim vrasje”, i cili tashmë është nën hetime.

“Fsh.Slivove, Ferizaj, 01.02.2020-22:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga një veturë , ka shtënë me arme zjarri në drejtim të tij mirëpo nuk e ka qëlluar. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse mirëpo nuk kanë gjetur asnjë dëshmi lidhur me rastin. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.