Terapia me antitrupa/ Shkencëtarët pranë finalizimit

Shkencëtarët që po punojnë për trajtimet e koronavirusit mund t’i jenë afruar një zbulimi të rëndësishëm për sa i takon trajtimit me antitrupa që mund të shpëtojë jetë njerëzish të infektuar. Një injeksion i antitrupave të klonuara që kundërshton covid 19, mund të rezultojë domethënës për ata që janë në fazat e para të infektimit, sipas kompanisë britaniko-suedeze AstraZeneca.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, pascal Soriot, tha se trajtimi që po zhvillohet është një kombinim dy antitrupash në një dozë të injektueshme sepse duke i patur të dy ato antitrupa reduktohet shansi që të zhvillohet rezistencë ndaj njërit prej tyre. Terapia me anti trupa është më e kushtueshme se sa prodhimi i vaksinës dhe soriot thotë se trajtimi do të kanalizohej për të moshuarit dhe më vulnerablit që mund të mos jenë në gjendje të zhvillojnë një reagim të mirë përmes vaksinës.

AstraZeneca, të enjten, nënshkroi një marrëveshje me koalicionin për përgatitjen për epidemitë, Cepi, për të ndihmuar në prodhimin e 300 milionë dozave të aksesueshme të vaksinës kandidate të koronavirusit që po prodhohet nga instituti Jenner në universitetin e oksfordit. AstraZeneka ka filluar tashmë të prodhojë vaksinën për të garantuar që nëse ajo kalon testet tek njeriu, të jetë e vlefshme në vjeshtë.

Testimet e vaksinës së mundshme kanë filluar në brazil, një epiqendër e re e pandemisë, për të siguruar rezultate sa më të mira duke qenë se në britani shkalla e infektimit po shënon rënie.

Instituti Jenner dhe Oxfordi, nisën zhvillimin e vaksinës në janar duke përdorur një virus të marrë nga shimpazetë.

Top Channel