A mori Fatmir Limaj ftesë nga Gjykata Speciale?! (Video)

Ish- Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe për ftesat nga Gjykata Speciale.

Ai në emisionin “Blic Intervieë me Astrit Gashi” ka mohuar se ka marrë ftesë nga kjo Gjykatë.

I pari i Nismës është i bindur se të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, do të marrin ftesë nga Gjykata Speciale.

“Jo, nuk kam marrë ftesë. Por, të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të thirren nga kjo Gjykatë”, tha Limaj, raporton Gazeta Blic.

“Ajo Gjykatë është formuar kundër UCK-së. Ftesa nuk duhet të shihet si spektakël medial, por si një gjë e rëndomtë. Kjo nuk do të jetë asgjë, se çka do të vijë më pas, kur njerëzit do të fillojnë të ballafaqohen direkt me këtë Gjykatë, apo me procese gjyqësore”, ka deklaruar ish- komandanti i UCK-së, Fatmir Limaj, që gjatë luftës e kishte nofkën komandant “Çeliku”.